Festoi me shqiponjë, mediet serbe nuk kursejnë as Serxho Ramosin

Serxho Ramos ishte një ndër shënuesit në shpartallimin 6-0 që Spanja i bëri Kroacisë. Kapiteni i spanjollëve e festoi golin duke bërë simbolin e shqiponjës, një festim i hershëm i andaluzianit.

Por, ky festim i Ramos ka shqetësuar pamasë medien serbe “Kurir” që në një shkrim të saj për festimin e spanjollit është vendosur titulli sensacional: “Ramos, çfarë di ti. Kapiteni spanjoll festoi me shqiponjën shqiptare dhe kroatët mbetën të shokuar”.

Më pas në artikull diskutohej rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit si dhe propagandë serbe mbi rrezikun që i kanosej ballkanit nga Shqipëria e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *