Festoi 104-vjetorin, njihuni me tifozin më të vjetër të Liverpulit

Skuadra e Liverpulit është një nga ekipet më të mëdha në botë dhe tifozët e të kuqve janë të shpërndarë në të gjithë botën. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop kanë kaluar një periudhë shumë të ngarkuar gjatë muajit dhjetor, por dhe në fillim të janarit. Gjithsesi, klubi i “The Reds” ka gjetur kohën të nderojë një nga tifozët e saj.

Bernard Sheridan është tifozi më i vjetër i Liverpulit, pasi ka 96 vite që mbështet skuadrën e kuqe. Klubi i “Merseyside” e ka ftuar Sheridan të festojë ditëlindjen e tij të 104 në ambientet e “Anfield Road”, aty ku edhe e kanë nderuar me një mirënjohje. Edhe vetë tekniku Klop nuk ngurroi të takojë tifozin e veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *