Festimi me Fanatics, Hasani me mesazh kuptimplotë

Tirana mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, teksa triumfoi ndaj Kukësit me rezultatin 0-1. Një tripikësh force për bardheblutë, të cilët në katër ndeshjet e fundit në kampionat numërojnë 10 pikë, me tre fitore dhe një barazim.

Gjithsesi, përveç fitores në fushë, fitorja më e madhe e Tiranës, një ditë më parë, duket se janë tifozët. Pas golit të shënuar nga Albi Doka, lojtarët e 24 herë kampionëve festuan me tifozët golin, gjë që nuk ndodhte prej kohësh, të paktën me grupimin “Tirona Fanatics”.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, Edon Hasani ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shfaqet momenti i festës së tifozëve me lojtarët pas golit të shënuar. Gjithashtu, mesfushori ka shkruar dhe një mesazh: “Futbolli pa tifozët është asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *