Festimi i çuditshëm i Portugalisë, lojtarët nuk dinë rregulloren?

Ka bërë xhiron e uebit ditët e fundit diçka e veçantë që ndodhi në ndeshjen mes Portugalisë e Spanjës.

Kur Ronaldo shënoi golin e tretë, futbollistët vrapuan të festonin te njëri cep i fushës, por ndërkohë mbrojtësi Zhoze Fonte qëndroi brenda fushe, me gjithë lojtarët e tjerë që kishin dalë nga vijat kufizuese. Në video duket që një nga lojtarët i thotë Fontes të mos dalë nga fusha, por arsyeja nuk dihet.

Në Tëitter teori që ka mbizotëruar ka qenë që një rregull i FIFA-s përcakton se loja mund të rinisë, nëse gjithë lojtarët e skuadrës që shënon nuk janë në mesfushën e skuadrës që nis topin nga qendra. Për këtë arsye, Fonte qëndronte në fushë, që të mos riniste loja nga qendra.

Megjithatë, problemi është se rregulli i mësipërm NUK EKZISTON.

Nuk ka rregullore futbolli që të përcaktojë një gjë të tillë, sepse realisht rregullorja e FIFA-s përcakton vetë që “lojtarët duhet të jenë të gjithë në gjysmëfushën e vet para se të nisë loja”.

Ndoshta lojtarët e Portugalisë e kanë dëgjuar keq, ose nuk i dinë mirë rregullat.

E forta është se edhe një ditë pas Portugali-Spanjë, kur Australia barazoi ndaj Francës, sërish një nga lojtarët australianë qëndronte në fushë kur të tjerët festonin jashtë saj. Me sa duket, kanë para Portugalinë dhe kanë menduar: “Këta e dinë mirë rregulloren”.

Më e habitshmja është se Portugalia vazhdon me këtë rutinë, sepse edhe ndaj Marokut festimi ishte identik, një lojtar nuk dilte nga fusha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *