Festë, rikthime dhe dëmtime: PSG përgatitet për finalen e Kupës

PSG mposhti Monakon 3-1 në “Parc des Princes” dhe festoi titullin kampion. I teti në histori dhe i gjashti në epokën e presidencës nga Katari. Golat e fitores u shënuan të tre nga Kilian Mbape, i cili është ngjitur në kuotën e 30 golave në kampionat.

Rekord për 20-vjeçarin, i cili bëhet lojtari më i ri  në historinë e kampionatit francez që arrin shifrën 30 gola në sezon.

Lajm i mirë është edhe rikthimi i dyshes Nejmar-Kavani. Braziliani nuk luante që nga muaji janar. Ai riktheu “sambën” në ekip, ndërsa Kavanit iu anulua menjëherë një gol për pozicion jashtë loje.

Të shtunën zhvillohet finalja e Kupës së Francës. PSG do të synojë fitoren kundër Renë. I vetmi shqetësim lidhet me Marko Verratin. Italiani pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër ekipit nga Principata dhe me shumë mundësi do të jetë mungesa e madhe në finalen e fundjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *