Festë pas humbjes në Skoci, ylli kuqezi nis stërvitjen

0

Skocia la një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët. Rezultati 2-0, mënyra si Kombëtarja luajti dhe mënyra si erdhi humbja. Por, nëse kuqezinjtë u larguan me kokën poshtë nga Gllazgou, njëri prej tyre ka arsye përse të jetë i lumtur.

Pas grumbullimit dhe largimit të befasishëm nga përfaqësuesja, si edhe pasi pa shokët e ekipit të humbisnin në “Hampden Park”, Eros Grezda ka gjetur buzëqeshjen. Ylli i Shqipërisë zhvilloi stërvitjen e parë me Rejnxhërs.

Si duket, sulmuesi i krahut ka përfunduar të gjitha burokracitë, që lidhen me lejen e qëndrimit dhe lejen e punës. Grezda i është bashkuar grupit për stërvitjen e parë dhe tani nis pjesa më e vështirë. 23-vjeçari ka nisur periudhën e ambientimit, ndërsa do të punojë dyfishin e shokëve për të arritur gjendjen optimale fizike, pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.