Festë në shtesë, Sadiku dhe Levante “mbërthejnë” mbijetesën

Festë në Valencia, krahu i Levantes së vogël. Klubi ku luajnë Armando Sadiku e Enis Bardhi ka arritur sot një fitore të artë 2-1 kundër Las Palmasit, në një finale mbijetese.

Fitorja e Deportivos të premten detyronte Levanten të luante për fitore, ose të paktën për të mos humbur, ndërsa Las Palmasi, i parafundit në renditje, luante shansin e fundit dhe vetëm fitorja e ringjallje.

Sadiku e nisi nga stoli, ndërsa Levante e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në fillim të pjesës së dytë Las Palmasi barazoi dhe në minutën e 63-të erdhi momeni i sulmuesit kuqezi, i hedhur në fushë në vend të Pacini. Pak më vonë u fut edhe Bardhi.

Presion i madh, nervat në kulm, karton i kuq për Levanten 5 minuta para fundit, por festa shpërtheu në minutën e 92-të, kur Kamara shënoi golin që vlen qëndrimin në La Liga, sepse Deportivo është 8 pikë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *