Festë në qytezën gjermane, Bajerni luan në stadiumin “liliput”

Qyteza me 11000 banorë e Drohtersenit sot po përjeton një ditë të veçantë dhe gjithçka falë futbollit. Bajerni i Mynihut do të luajë sot ndeshjen e parë të kupës së Gjermanisë përballë skuadrës modeste të Drohtersenit.

Bëhet fjalë për një ekip gjysmë-profesionist që militon në kategorinë e katër gjermane. Stadiumi i qytezës së vogël në veri të Gjermanisë, ka vetëm 2500 vende, sa 1/24 e “Allianz Arena”-s, normalisht vende bosh nuk do të ketë, pasi zor se Drohtersenit mund t’i vijë shansi që lë luajë sërish me kampionët e Gjermanisë.

Trajneri i bavarezëve Niko Kovaç, deklaroi se ai nuk do bënte lëshime, pavarësisht diferencës kolosale të kualitetit midis skuadrave. Mos u çudisni sikur 90-minutëshi të përfundojë në një goleadë dyshifrore. Ndeshja fillon në orën 15:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *