Festë në Londër, Çelsi kampion

0

Titulli shkon atje ku duhej, Çelsi është zyrtarisht kampion i Anglisë, pas triumfit 1-0 sot në mbrëmje në Uest Bromuiç Albion.

“Blutë” kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke u transformuar pas dështimit të sezonit të shkuar. Një meritë të madhe ka Antonio Konte, i aftë të ndryshonte gjithçka, sidomos në mentalitet, por edhe klubi e ndihmoi jo pak, duke i plotësuar kërkesat në merkato, duke nisur nga mesfushori fenomenal N’Golo Kante, kampion vjet me Lester Sitin.

Në Uest Bromuiç Albion vendosi një gol i sulmuesit Batshuaji 8 minuta para përfundimit, në një ndeshje aspak të thjeshtë, sepse vendasit nuk është se ishin futur në fushë për të parë festën e kundërshtarit.

Megjithatë, klasi i Çelsit triumfoi dhe titulli i gjashtë kampion shkon në Stamford Bridge, aty ku tashmë ekziston një klub model, jo thjesht një kështjellë e mbajtur nga milionat e rusit Roman Abramoviç.

Plot 28 fitore në 36 ndeshje, sulmi më i mirë në Premier Ligë me 76 gola të shënuar, 15 fitore në 17 ndeshje shtëpiake, më mirë se kaq nuk ishte e mundur…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image