Festë në Brazil, Gremio mbret i Amerikës së Jugut

Gremio fitoi Kupën Libertadores për të tretën herë në histori, pas fitores 2-1 ndaj Lanusit mbrëmë, në ndeshjen e kthimit për finalen.

Ishte titulli i parë në Libertadores për Gremion që prej vitit 1995, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për skuadrën braziliane, që në këtë mënyrë siguron edhe një vend për në Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gremio fitoi 1-0 në Brazil, me një gol nga Sisero në minutën e 83-të, ndërsa e nisi ku e la, sepse shënoi me Fernandinjon në minutën e 27-të, në ndeshjen e kthimit në Estadio Ciudad de Lanus – Nestor Diaz Perez.

Luan heshti tifozët argjentinas me golin e dytë, 3 minuta para pushimit, ndërsa një penallti e shënuar nga Hoze Sand në minutën e 72-të ishte thjesht një ngushëllim i vogël për Lanusin.

Tani Gremio bëhet gati për Botërorin e klubeve, ku në gjysmëfinalen e 12 dhjetorit do të presë fituesin e çiftit Paçuka-Uidad Kazablanka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *