Festë kuqezi në Maqedoni: Shkëndija nis shkëputjen, festojnë Shkupi dhe Renova

Shkëndija nuk ndalet dhe arrin të fitojë në transfertë përballë Rabotniçkit me rezultatin 1-2. Fitorja e pestë radhazi në kampionat për kuqezinjtë nga Tetova, të cilët kryesojnë në kuotën e 31 pikëve, duke iu shkëputur Vardarit me tre pikë. Izair Emini dhe një autogol i Mitrev ishin autorët e golave të fitores, ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht rezultatin Oliver Pev.

Të fitosh derbin e qytetit është gjithmonë një kënaqësi dhe krenari e madhe. Shkupi ia ka dalë të lumturojë “Shvercerat”, duke mposhtur Vardarin në stadiumin e Çairit me rezultatin 1-0. Braziliani Serxhinjo ishte heroi i ekipit shqiptar me golin e shënuar në minutën e 57. Trepikësh shumë i rëndësishëm për moralin dhe renditjen, duke e ngjitur Shkupin në vendin e tetë me 15 pikë.

Fitore dhe për ekipin tjetër shqiptar, që garon në kampionatin maqedonas të futbollit. Renova ka fituar me përmbysje përballë Pobedës me rezultatin 2-1. Stojanovski dhe Argjend Gafuri ishin heronjtë e vendasve, të cilët parakalojnë Pobedën në renditje dhe shfrytëzojnë ndalesën e Akademisë Pandev. Ky trepikësh e ngjit Renovën në vendin e katërt me 19 pikë, tre më pak se vendi që të dërgon në Europë, që mbahet nga Akademija Pandev.

Rabotniçki-Shkëndija 1-2
(Pev 28’ / Emini 20’, Mitrev (aut) 51’)

Renova-Pobeda 2-1
(Stojanovski 45’, Gafuri 85′ / Tanushev 33’)

Shkupi-Vardar 1-0
(Serxhinjo 57’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *