Festë kombëtare në Andorra, fitore historike ndaj San Marinos

0

Kur përballen kombëtare si Brazili, Gjermania e Italia, të gjithë kujtojnë historinë dhe trofetë që kanë fituar këto skuadra.

Ndërkaq, askush nuk u kushton rëndësi përballjeve të vogla, sidomos kur zbresin në fushë San Marino e Andorra.

Këto dy kombëtare u ndeshën dje në miqësore, një supersfidë me rëndësi historike.

San Marino nuk fitonte prej 74 ndeshjesh, Andorra prej 86, të dyja fituese për herë të fundit në vitin 2004.

Triumfoi Andorra 2-0, që ndërpret serinë më të gjatë negative në histori dhe ia kalon rekordin e hidhur San Marinos, që me shumë mundësi do ta kalojë shpejt numrin e 86 ndeshjeve rresht pa fitore.

Ishte fitorja e katërt në histori për Andorrën, e para jashtë fushe në 21 vjet futboll, ndaj festa është e ligjshme, por mos qeshni, fubdja Andorra na ka mundur në një miqësore!

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.