Festë e kuqe në “Anfield”, Firmino fundos PSG-në në limite

Liverpuli dhe PSG-ja u “përleshën” në një 90 minutësh me plot raste dhe ku të dyja palët gjetën rrugën e rrjetës. Fituesi u vendos në minutat shtesë me brazilianin Roberto Firmino që “vulosi” rezultatin në 3-2 për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop, që vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer që po kalon me fitoren e gjashtë radhazi në këtë fillim sezoni.

Ndeshja Daniel Starrixh nuk e niste si titullar një ndeshje Champions-i që prej pesë vitesh, por sulmuesi anglez e justifikoi besimin e gjermanit Jyrgen Klop, teksa zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë në minutën 30-të. Pak minuta më vonë Bernat shkakton një penallti, që ekzukutohet me sukses nga Milner dhe shifrat shkojnë në 2-0.

Përgjigja e PSG-së do të ishte e shpejtë me anë të mbrojtësit Mënier, i cili me një gjuajte ngjitur shtyllës tregoi se nuk i ka humbur instiktet e kohës kur luante si sulmues qendre në fillimiet e tij në Belgjikë. Pjesa e dytë do të karekterizohej nga një mori rastesh të shpërdoruara nga të dyja palët. Mbape do të realizonte golin e barazimt në minutën e 83-të më një goditje brenda zonës së rreptësisë. Kur gjithçka dukej se do përfundonte barazim, Roberto Firmino, i futur rezervë si pasojë e një dëmtimi, ngriti në këmbë të pranishmit në “Anfield” me një gol fantastik ku ndërthuri driblimet, zgjuarsinë dhe një goditje potente që mposhti portierin Areola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *