Festë e çmendur në Portugali, priten kampionët

0

Kthimi në shtëpi i skuadrës kombëtare të Portugalisë pas shpalljes kampione Evrope nuk mund të ishte ndryshe përveçse i jashtëzakonshëm. Pas suksesit të luzitanëve në Kampionatin Evropian duke mposhtur Francën në finale, të hënën pasdite Cristiano Ronaldo me shokë përshkuan rrugët kryesore të Lisbonës, aty ku u duk se gjithë qyteti kishte ndalur së punuari vetëm për të festuar. Dhjetëra-mijëra njerëz uruan, falenderuan dhe brohoritën djemtë e Fernando Santosit, të cilët surprizuan kontinentin e vjetër duke rrëmbyer trofeun në “Stade de France”. Skuadra kampione e Evropës shijoi pamjen fantastike duke kaluar ndërmjet turmave të tifozëve me dy autobusë të hapur.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here