Festë dhe optimizëm, Naftëtari i beson historisë

Skuadra kuçovare me seancën e fundit stërvitore që ka zhvilluar ditën e premte pasdite, ka mbyllur të gjitha përgatitjet intensive të kësaj jave, dhe është e gatshme për sfidën e sotme në Cërrik, me Turbinën vendase. Ndeshja e Kupës së Shqipërisë me Partizanin i ka vlejtur shumë skuadrës kuçovare, por sidomos trajnerit Fraholli që të bëj përzgjedhjen e duhur për lojtarët të cilët do të hedh në fushën e blertë sot në Cërrik.

KAPITENI KAJO – “E kemi vlerësuar Turbinën si një kundërshtar që meriton respekt dhe që në fushën e tyre luajnë në maksimumin e mundshëm. Por, ne nuk shkojmë në Cërrik si debutues, por si Naftëtari me traditë dhe kualitete që synon një rezultat pozitiv. Në shkallët e stadiumit do të jetë e pranishme edhe tifozeria jonë, që do të na ndihmoj për të realizuar objektivin që i kemi vënë vetes”, – ka përfunduar kapiteni Erjon Kajo.

DATËLINDJA – Përpara takimit të sotëm, në kampin e skuadrës së Naftëtarit, përveçse nënshkrimit të kontratave dy ditë më parë, duket se në një atmosferë të bukur është përjetuar edhe ditëlindja e teknikut Brajan Fraholli, i cili pas seancës stërvitore ka festuar duke ndarë gëzimin e tij së bashku me futbollistët dhe të gjithë personelin e stadiumit. Është krijuar një atmosferë festive, ndërsa skuadra ka garantuar suksesin dhe marrjen e një rezultati pozitiv në takimin e sotëm.  

Edi Spahiu

Formacioni i mundshëm: Koçi, E. Kajo, Xh. Kajo, K. Pepa, Koroveshi, Hyseni, Behari, Cake, Nallbati, Llojku, Allkanjari. Trajner: B. Fraholli.

 

Lista e federimeve të Naftëtarit

Portierë: Lorenc Koçi, Franci Spahiu, Luka Kullau

Mbrojtës: Erjon Kajo, Xhafer Kajo, Azis Pepa, Klajdi Pepa, Dule Koroveshi, Ervin Llojku, Juliano Haxhiu, Lisjan Hadaj

Mesfushorë: Elsan Gjolikaj, Bledian Nallbati, Mateo Cake, Ervis Gjyla

Sulmues: Kristi Zhuka, Anesti Marini, Arbër Allkanjari, Keisi Hoxha, Ervis Gorovelli, Redon Behari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *