Festë bavareze, vjen titulli kampion

Nuk është se përbën ndonjë befasi, sepse titulli ishte siguruar me kohë, por sot ka ardhur edhe festa matematike, sepse Bajerni është zyrtarisht kampion i Gjermanisë për të gjashtin sezon rresht.

Skuadra e drejtuar nga Jup Hajnkes triumfoi sot 4-1 në Augsburg, pa u lodhur shumë, edhe pse ishin vendasit ata që shënuan të parët.

Gjithsesi, Toliso e Hames përmbysën gjithçka që në pjesën e parë dhe Roben e Vagner vulosën triumfin në pjesën e dytë.

Një muaj para mbylljes së kampionatit, Bajerni feston titullin dhe tashmë mendja është vetëm te Liga e Kampioneve, synimi real i klubit, që është ngopur me triumfe brenda Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *