Festa te Kombëtarja e Sllovakisë, largohet trajneri

Largohet trajneri i Kombëtares së Sllovakisë Jan Kozak. Më shumë se për mungesën e rezultateve, ish-tekniku i sllovakëve e ka justifikuar largimin e tij me faktin se pas humbjes me Çekinë, ai kishte gjetur jo pak por shtatë lojtar teksa ktheheshin nga një parti.

Kjo gjë e ka zhgënjyer jo pak Kozak që e ka konsideruar diçka të tillë të papranueshme, sidomos nga disa prej lojtarëve që ai i konsideronte si shumë të rëndësishëm. “Jam shumë i zhgënjyer”, tha ai, duke përmendur portierin e Njukasëllit Martin Dubravka, mbrojtësin e Interit, Milan Shkriniar, mbrojtësin e Peruxhias Norbert Giomber dhe mesfushorin e Vigos Stanislav Lobotka.

“Unë mund të pretendoj se nuk i kam parë ato, ose mund t’i largoj të gjithë, por a mund të bëja vërtet? Ishin katër lojtarë me kualitet të lartë, dhe futbolli sllovak ka nevojë për to. Sinqerisht, nuk mund ta imagjinoj të ardhmen e futbollit sllovak pa Dubravka, Lobotka, Shkriniar, Ueis. Kështu që unë vendosa t’i jap fund aventurës time me ekipin kombëtar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *