Festa legjitime, por Alegri e kap me Pjaniçin

0

Trajneri i Juventusit: Një sezon i rëndësishëm, por për ta bërë të jashtëzakonshëm duhet të kemi intensitetin dhe entuziazmin e duhur

Masimiljano Alegri ka folur në fund të ndeshjes, teksa është paraqitur i qeshur përpara mikrofonave. “Numrat janë të frikshëm? i duhen bërë komplimentat skuadrës për këtë, këtu nuk ishte aspak e thjeshtë. Ata kanë shumë teknikë, ne jemi nisur mirë, më pas Xhixhi ka bërë një pritje të jashtëzakonshme dhe më pas kanë ardhur golat dhe ne jemi treguar të aftë që të menaxhonim rezultatin, ndoshta kemi lëshuar maksimumi në dy raste, por Monako fatmirësisht nuk na ndëshkoi”. Më pas Alegri ka folur në lidhje me ndryshimet taktike që ai ka bërë në skuadër për këtë ndeshje, sidomos për Kuadradon të cilin e la jashtë formacioni në momentin e fundit.

NDESHJA – “Kemi pësuar presionin e Monakos, por kemi bërë mirë, është ndeshja e kthimit, por duhet të bëjmë një ndeshje serioze. Kuadrado? E kam lënë jashtë sepse me Kedirën që ishte i skualifikuar më duhej në kundërsulm një njeri që mund të markonte më shumë dhe të kërcentë më shumë. Barzalji ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme ashtu si të gjithë, edhe në mbrojtje. Gjendje impresionuese? Përsa i përket gjendjes fizike të lojtarëve kjo është meritë e atyre që i stërvisin. Taktikisht kemi bërë mirë në pjesën e parë, më pas i ndiqnim njër pë një, atje ku Manxhukiç bënte më shumë mbrojtësin, ndërsa në pjesën e dytë kemi qenë më të aftë dhe kemi rrezikuar vetëm kur Alvesh iku dhe ata kapën Barzaljin dy kundër një. Teknikisht mund të luhet më mirë. Ne i shënuam atyre gol pikërisht atje ku ata janë më të aftë, në kundërsulm. Ata hapen mirë në fushë dhe për këtë janë të rrezikshëm. Por ne qëndruam kompaktë”.

SKUADRA – “Skuadra, – ka vijuar Alegri, – është rritur shumë në të gjithë sektorët. Bufon edhe njëherë shpëtimtar? Dihet, kur ndeshjet janë të një rëndësie dhe serioziteti të tillë, Xhixhi është numri 1 në Botë. Higuain ka shënuar 31 gola dhe mendoj se s’kam çfarë kërkoj tjetër nga ai. Dani Alvesh dhe Pjaniç nuk ishin ata që janë sot? Nuk ka asnjë sekret këtu. Dani ka qenë i dëmtuar dhe tani është bërë konkret, ka luajtur topa sikur të ishte “regjisor”, ndërsa Pjaniç është rritur shumë, por unë jam i inatosur me të. Ai duhet të bëhet më i miri në botë, duhet të jetë i  kthjellët dhe i bindur për kualitetin që ka dhe që nuk e shpreh totalisht. Një sezon i rëndësishëm por që mund të bëhet i jashtëzakonshëm, nëse ne kemi intensitetin dhe entuziasmin e duhur”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image