Festa e parë për Alban Bushin

0

Vjen suksesi i parë i Alban Bushit si trajner, sepse sot Shqipëria U-21 mposhti 2-0 Moldavinë U-21, në “Selman Stërmasi”.

Ndeshje e bukur, me ritëm të lartë dhe me kombëtaren tonë superiore, goxha ndryshe në krahasim me ndeshjen e fundjavës së shkuar në Elbasan, ku barazuam 0-0 sërish ndaj Moldavisë.

Bushi bëri shumë ndryshime në krahasim me formacionin e ndeshjes së shkuar dhe mobilizimi i skuadrës ishte shumë më i lartë.

Kristal Abazaj gjeti golin e avantazhit pas çerek ore lojë, ndërsa Bardhec Bytyqi, i futur në pjesën e dytë, vulosi fitoren kuqezi në minutat e fundit të ndeshjes.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.