Festa e Kosovës bën xhiron e botës, e përshëndet edhe ylli i Guardiolës

Pas suksesit me Azerbajxhanin ishte e ligjshme festa e lojtarëve të Kosovës, të cilët për orë të tëra gëzuan fitimin e grupit të tyre. Ajo që ra më shumë në sy ishte kënga që skuadra e “dardanëve” këndoi në autobus, gjatë kohës kur ekipi po shkonte në hotel.

Në sfond ishte kënga e dedikuar Kombëtares së Francës “Ramenez la Coupe à la mason”, por që këndohej me plot pasion nga lojtarët e Shaland. Videot e postuara nga vetë lojtarët e Kosovës kanë bërë xhiron e botës, duke marrë dhe vëmendjen e lojtarëve francez që ngritën dhe Kupën e Botës në verën që lamë pas.

Benzhamin Mendi, lojtari i Mançester Sitit nuk ka nguruar që ta ndaj videon e lojtarëve të Kosovës me ndjekësit e tij në “twitter”. Francezi duket se është impresionuar nga momenti plot gëzim i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *