Festa e Bajramit sjell shtrëngim duarsh në Shkodër, Vllaznia i kthehet stërvitjes dhe ulen gjakrat

0

Dita e sotme është e veçantë për besimtarët myslymanë, që festojnë Fitër Bajramin. Momente për lutje dhe paqe, që kanë sjellë edhe një reflektim në Shkodër. Atje kishte një konflikt mes klubit të Vllaznisë dhe lojtarëve, me këta të fundit që bojkotuan stërvitjen për shkakun e mos marrjes së rrogave. Madje situata shkoi deri në atë pikë aqsa Suad Lici paralajmëroi se do të luhej edhe me të rinjtë në Superiore, nëse futbollistët nuk hiqnin dorë nga pretendimet e tyre. Por nëpërmjet një publikimi të fundit në faqen zyrtare, Vllaznia njofton se marrëveshja është arritur, ndërsa ekipi do të zbresë në stërvitje në mëngjesin e ditës së hënë. /Sport Ekspres/

NJOFTIM PËR MEDIAT

KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09.00, në kuadër të përgatitjeve për startin e Superligës.

Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko- sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjdhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.

Bashkia e Shkodrës, Klubi, stafi tekniko- sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

KF Vllaznia sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit.

#ForcaVllaznia

#GjithmoneKuqeblu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.