Festa e Armando Sadikut, shkoi menjëherë te trajneri: Është njeri i veçantë për mua!

Armando Sadiku ka arritur të gjejë golin në përballjen mes Deportivo La Korunjas dhe Malagas e mbyllur në shifrat 0-2. Realizimi i dytë do të vinte nga sulmuesi shqiptar në minutën e 87, për t’i dhënë qetësinë skuadrës që ndodhej në një moment shumë të vështirë dhe krize rezultatesh.

Menjëherë pas golit të realizuar, Sadiku ka shkuar për të festuar me trajnerin. I pyetur nga gazetarët se përse e bëri një gjë të tillë, futbollisti i Kombëtares është shprehur: “Është njeri i veçantë për mua. Ai gjithmonë më ka ofruar mbështetjen, në stërvitje dhe në ndeshje. Kjo është arsyeja se përse unë zgjodha të festojë me të”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/