Festa angleze nuk njeh kufij, nga rrugët te dyqani i IKEA-s

0

Të kualifikohesh për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës është një eveniment madhor. Të mbërrish aty pas tre dekadash thatësire dhe të quhesh Angli, atëherë është diçka e rrallë, që i ka bërë tifozët të tërbohen.

Të pamësuar me suksese të kombëtares, anglezët kanë rizbuluar dashurinë për Tre Luanët, duke mos e përmbajtur entuziazmin, aq sa kanë kaluar kufijtë e sjelljes normale.

Në rrugët e Londrës ka pasur turma qr kanë bllokuar trafikun dhe kanë shkatërruar edhe një ambulancë që ishte në shërbim.

Ndërkaq, një pikë e kompanisë së famshme suedeze IKEA u pushtua nga tifozë që festonin dhe këndonin, por që natyrisht bënë jo pak dëme.

Natyrisht, festa ka ndonjëherë teprime dhe anglezëve u falet, por ka pasur edhe shumë njerëz që janë treguar shumë kritikë, duke kërkuar falje publike kundrejt suedezëve, ndërkohë që të tjerë kanë kujtuar sjelljen e tifozëve japonezë që pastronin stadiumet në Rusi, në një kohë që anglezët edhe kur festojnë shkaktojnë dëme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.