Ferrara e Sormani pushohen menjëherë në Kinë

0

Në Kinë kanë miliona, por jo durim: nëse nuk ke sukses të shpejtë, rrezikon shumë dhe sot e ka pësuar italiani i njohur Çiro Ferrara.

Trajneri i klubit kinez të kategorisë së dytë Vuhan Zall, ku punonte prej korrikut të vitit të shkuar, ka humbur vendin e punës pas vetëm dy ndeshjesh në sezonin e ri, një rekord.

Martesa italo-kineze ka marrë fund çuditshëm,sepse ish-mbrojtësi i famshëm i Juventusit mori vetëm një pikë në dy ndeshje, por zor se mjafton kaq që një trajner të pushohet.

Së bashku me Ferrarën largohet edhe stafi i tij italian, ku bënin pjesë edhe ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, si dhe ndihmësi Xhovani Macela.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here