Feronikeli zyrtarizon miqësoren, te Milani nuk dinë gjë!

Skuadra e IPKO Superligës, Feronikeli, zyrtarizoi sot në faqen e saj zyrtare një miqësore me Milanin. Sipas tyre, negociatat për këtë mqiësore me gjigantin italian kishin nisur prej kohësh dhe sot, është vendosur për zhvillimin e kësaj miqësore. Megjithatë, nuk ka ende një datë zyrtare të komunikuar nga skuadra kampione e Kosovës.

Ndërsa nga ana e Milanit, nuk ka ende asnjë komunikim në lidhje me këtë miqësore. Portali i njohur italian, që raporton lajmet e Milanit, “MilanNews.it”, ka raportuar se nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë miqësore. Mbetet për t’u parë nëse Feronikeli dhe Milani do të publikojnë një datë për këtë miqësore dhe nëse ky takim do të zhvillohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *