Feronikeli “shtyp” Gjilanin, Prishtina likuidon KEK-un

0

Feronikeli marshon, pasi është rikthyer te fitorja dhe këtë herë ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 3-0. Një fitore me vlera për skuadrën nga Drenasi, që ruan kryesimin e kampionatit me pesë pikë më shumë se Llapi dhe Prishtina. Këta të fundit bënë detyrën sot në transfertë kundër KEK-ut të vendit të fundit, teksa fituan me rezultatin 1-2.

Sa i takon përballjes së Feronikelit, ishte Kastriot Rexha ai i cili arriti të shënonte dy herë më fraksionin e parë të lojës. Yll Hoxha shërbeu dy herë për shtatlartin dhe ai nuk gaboi. Në minutat e fundit kishte kohë edhe për një gol të Mevlan Zekës.

Prishtinë gjithashtu nuk gaboi dhe e zgjidhi ndeshjen shumë shpejt. Miftaraj që në minutën e shtatë kaloi në avantazh bardhekaltrit, ndërsa 20 minuta më pas ishte Armend Dallku autor i golit të dytë përmes një 11-metërshi. Qerimi në fillim të pjesës së dytë veçse e ngushtoi diferencën, pasi Prishtina e ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota.

Liria kërkon të mbijetojë në Ipko Superliga, por nuk arriti të fitonte kundër Drenicës në Prizren. Bardhezinjtë shënuan të parët përmes Karahodës, por avantazhi zgjati vetëm shtatë minuta. Pasoma prishi planet e bardhezinjve, që morën vetëm një pikë. Në orën 17:00 u përball edhe Flamurtari me Ballkanin, në një sfidë që përfundoi 0-0.

IKPO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 22

E diel, më 10 mars 2019

KEK-Prishtina 1-2
Shënues:
Qerimi 53’ / Miftaraj 7’, Dallku 27’ (pen.)
Feronikeli-Gjilani 3-0
Shënues:
Rexha 24’, 38’, Zeka 85’
Liria-Drenica 1-1
Shënues:
Karahoda 24’ / Pasoma 31’
Flamurtari-Ballkani 0-0

E shtunë, më 9 mars 2019
Drita-Ferizaj 1-0
Llapi-Trepça ’89 3-1

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.