Feronikeli rikthehet në krye, “paqe” në Gjilan

0

Feronikeli ka mposhtur KEK-un e vendit të fundit në transfertë me rezultatin 0-4 dhe ka marrë përsëri komandën e IPKO Superligës së Kosovës. Zhan Karioka zhbllokoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa Kastriot Rexha dyfishoi pas tre minutash.

Sulmuesi shtatlartë shënoi edhe dy herë të tjera nga pika e penalltisë, duke vulosur fitoren dhe duke u ngjitur në kuotën e 17 golave në krye të renditjes së golashënuesve.

Renditja e IPKO Superligës

Ky trepikësh e ngjit ekipin nga Drenasi në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina dhe dy më shumë se Llapi i vendit të tretë.

Ndeshja tjetër  e zhvilluar në Gjilan është mbyllur në barazim 1-1. Drita dhe Trepça ’89 kanë ndarë nga një pikë, që i vlejti më shumë ekipit nga Mitrovica. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të francezit Traore, ndërsa Xhevdet Shabani barazoi për Dritën 13 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Drita – Trepça ’89 1-1
Shënues: Shabani 77’ / Traore 27’

KEK-u – Feronikeli 0-4
Shënues: Karioka 27’, Rexha 30’, 45’ (pen), 80’ (pen)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.