Feronikeli përforcon mesfushën, afron “ish”-in e Kukësit

Skuadra e Feronikelit bëri një sezon të shkëlqyer në IPKO Superliga, ku u shpall kampione e Kosovës. Gjithashtu, skuadra nga Drenasi ka bërë shumë mirë dhe në turin e parë kualifikues të Champions League, ku i fitoi të dyja takimet përballë Linkoln dhe Santa Koloma. Feronikeli mori dhe një barazim 2-2 përballë Saints në transfertë dhe shikohet si skuadra favoritë për të kaluar në turin tjetër kualifikues në Champions League.

Edhe pse kanë një skuadër shumë të konsoliduar, drejtuesit e klubit vazhdojnë të bëjnë afrime. Firma e radhës është ajo e mesfushorit Milos Kërkotiç. 31-vjeçari ka qenë pjesë e Kukësit në sezonit 2017/18, ku luajti 14 ndeshje në Superiore, ndërsa në dy sezonet e fundit, ka mbrojtur fanellat e Bali United dhe Bundocnost.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *