Feronikeli marshon me Rexhën, Llapi befasohet në shtëpi

Feronikeli marshon dhe pret hapat falas të rivalëve. Skuadra nga Drenasi kaloi me sukses Drenicën, që e mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1. Zhan Karioka, ish-mesfushori i Kukësit, ishte ai që shënoi golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Zekerija Ramadani.

Gjithsesi Drenica nuk u dorëzua edhe me anë të Mëziut arriti të barazonte pak nga fundi i pjesës së parë. Me rezultatin 1-1 skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes. Feronikeli e kishte të qartë që duhet të fitonte dhe ia doli falë golit të shënuar nga Kastriot Rexha. Pikërisht për të zgjidhur “telashet” ia morën Dritës në verë goleadorin shtatlartë.

Llapi është befasuar në shtëpi nga Ballkani dhe ka humbur terren me Feronikelin kryesues. Një gol i shënuar nga Gashi i ka dhënë tre pikët skuadrës vendase dhe për skuadrën nga Podujeva ka marrë një goditje të rëndë.

Gjilani ka bërë detyrën ndaj KEK-ut të vendit të fundit, teksa ka fituar me rezultatin e pastër 2-0. Perez në pjesën e parë zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që Vilfor Hysa ishte ai që pak minuta para fundit të takimit i mbyll llogaritë e këtij takimi me golin e shënuar.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 13

Gjilani-KEK-u 2-0
Shënues:
Perez 33’, Hysa 86’

Feronikeli-Drenica 2-1
Shënues:
Karioka 33’, Rexha 78’ / Mëziu 43’

Llapi-Ballkani 0-1
Shënues:
Gashi 71’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *