Fernando Hierro është trajneri i ri i Spanjës

0

Federata Spanjolle e Futbollit ka emëruar Fernando Hierron në stolin e kombëtares.

Ish-futbollisti legjendar merr drejtimin menjëherë, pasi është pjesë e stafit drejtues të kombëtares si Menaxher i saj dhe që sot do të drejtojë stërvitjen, ndërsa në 17.30 do të dalë para mediave.

Pikërisht Hierro u pa dje duke folur me tone të larta me trajnerin Julen Lopetegui, i cili u zyrtarizua si trajner i Realit, një lajm që ka tronditur rëndë futbollin spanjoll, duke e bërë qesharak në sytë e botës, pasi nuk është parë ndonjëherë një rrëmujë e tillë me kombëtare të këtij niveli.

Lopetegui kishte kontratë deri në 2020, por firmosi për Realin dhe gaboi që nuk njoftoi Federatën. Edhe Reali bëri një gafë të pafalshme, duke zyrtarizuar gjithçka para Botërorit, ndaj presidenti i Federatës Spanjolle Rubiales mori vendimin drastik, duke punuar nga puna trajnerin që nuk kishte asnjë humbje në drejtimin e Spanjës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.