Ferizaj prezanton blerjet, tre afrime nga Lushnja e Kukësi

Në Kosovë këtë edicion kanë punuar shumë në merkato dhe janë mundur që të tërheqin sa më shumë lojtarë nga Superiorja, në mënyrë që të rrisin cilësinë në skuadër, por dhe eksperiencën. Ferizaj ka prezantuar plot 10 afrime për një herë, por bie në sy që tre nga këto futbollistë në edicionin e fundit janë aktivizuar në Shqipëri.

Arbër Mone dhe Kristi Marku kanë qenë pjesë e Lushnjes, ndërsa Erli Çupi është aktivizuar në radhët e Kukësit. Mone ka mjaft eksperiencë dhe tani është gati për të provuar një aventurë në Kosovë. Marku në anën tjetër është një mbrojtës me shumë kualitet, që ka luajtur me disa skuadra në vendin tonë.

Surpriza pa diskutim mund të quhet ajo e Erli Çupit, i cili ka qenë pjesë e Kukësit. 21-vjeçari nuk pati asnjëherë besimin e verilindorëve dhe tani duket se është në kërkim të një aventure të re, ku të ketë mundësi për t’u shprehur. Historia e tij është e veçantë, pasi në të shkuarën ka qenë dhe pranë së Istambul Bashakshehir, ndërsa në Shqipëri ka provuar të luajë në Korçë dhe në Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *