Ferguson shpërthen kundër Rajolës: Agjent mu..!

0

 

Legjenda e Mançester Junajtidit në një leksion të hapur ka kritikuar “super agjentin” italo-holandez për lojërat e pista me lojtarët

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson ka shpërthyer kundër agjentit tashmë me famë botërore Mino Raiola. Skocezi ka thënë atë çfarë vërtetë ai ndien për agjentin e Pol Pogbasë, Xhanluixhi Donarumës mes të tjerëve. Dy personazhet kanë pasur mjaft përplasje mes tyre kur Fergi drejtonte “Djajtë e kuq” e ku në qendër ka qenë pikërisht Pol Pogba. Përplasja e madhe mes tyre erdhi në vitin 2012, kur Pogba i shtyrë dhe nga Raiola vendosi të largohej nga Mançester Junajtid për t’iu bashkuar Juventusit, përpara se verën e kaluar të kthehej në “Old Trafford”. Ferguson, refuzoi asokohe të plotësonte tekat e Raiolës në lidhje me Pogbanë dhe kjo solli largimin e francezit nga “Djajtë e kuq”.

Pas 5 vitesh Pogba u kthye tek Junajtid për shumën rekord të 120 milionë eurove, por kjo nuk ka ndryshuar aspak mendimin e Fergusonit për Mino Raiolën. Duke dhënë një fjalim motivimi përpara ekipit të regbisë “Sale Sharks”, Ferguson është pyetur nga një lojtar për një mendim në lidhje me shumën kolosale që Junajtid pagoi për Pol Pogbanë. Kaq ka mjaftuar që Fergusoni t’i kthehet kësaj teme dhe Raiolës. “Pol Pogba? Ai është një lojtar i madh, por që ka pasur një agjent shumë të keq, një agjent që bënte lojëra të pista. Ne e dinim se Pogba ishte një lojtar shumë i mirë për ne. Ai vazhdon të jetë një lojtar i mirë, ne i ofruar kontratën më të mirë të mundshme”- ka thënë Ferguson. Ish-trajneri i Junajtidit e ka kritikuar dhe herë të tjera Raiolën, edhe në librin e tij autobiografik, ku ndër të tjera ka shkruar: “Ka një apo dy agjentë që thjesht nuk më pëlqejnë dhe Mino Raiola është njëri ndër ta.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here