Fenomeni nuk e harron ish-ekipin: Ëndërroj të bëhem presidenti i klubit!

Ronaldo po shijon sezonin e parë si president futbolli. Vajadolidi i tij po bën maksimumin për të qëndruar në elitën e futbollit iberik dhe është vetëm dy pikë larg.

Braziliani po zbavitet në këtë post, por ai ka një ëndërr të madhe. Diçka e tillë mund të ndodhë brenda 5-6 vitesh, ndërsa për momentin do të vazhdojë në krye të ekipit spanjoll.

Në një prononcim për “TV Globo”, fenomeni zbulon dëshirën e madhe. Ai ka luajtur me disa ekipe, por i fundit i ka mbetur në zemër. Flasim për Korinthias, ekip ky u aktivizua për tre sezone dhe aty ku mbylli karrierën si futbollist

Besoj se një ditë mund të bëhem president i Korinthiasit. Projekti kërkon kohë, sepse kam një cikël për të përfunduar te Vajadolidi. Jam i bindur se mund të pasoj presidentin Andres, i cili po bën një punë shumë të mirë. Brenda 5 apo 6 vitesh, kur të jem kthyer në Brazil, mund ta realizoj këtë ëndërr.

Kam mbërritur te Korinthiasi në fazën e fundit të karrierës time, e cila ishte më e mirë për disa arsye. Kam ndërtuar një raport fantastik me klubin dhe tifozët, një raport që vijon edhe sot dhe që është një gjë e mrekullueshme. Ndihem i nderuar dhe krenar që kam arritur t’ua fitoj zemrat këtij grupi të çmendurish dhe falënderoj Zotin për gjithçka që më ka ndodhur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *