Fenomeni Mbape mrekullon Francën, thyen rekordin 37-vjeçar

Dopieta ndaj Nimes i shërbeu Kilian Mbapes për të kapur kuotën e 50 golave në “Ligue 1”. Sulmuesi i PSG-së vendos kështu një rekord të ri, duke e arritur këtë kuotë golash më shpejt se kushdo tjetër më parë në moshën 20 vjeç 2 muaj dhe tre ditë.

https://www.instagram.com/p/BuO65eOl9Q1/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=16m7blpjkatsk

 

Vendi i dytë Janik Stopira e ka arritur këtë në moshën 21 vjeç 11 muaj e nëntë ditë, pra një diferencë prej më shumë se një viti e gjysmë.

Goli i parë i Mbapesë në kampionatin francez ka qenë në 20 shkurt të 2016-ës, kur sulmuesi kishte pak muaj që kishte mbushur 17 vjeç. Aktualisht Mbape po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë teksa thyer rekordin personal prej 15 golash dhe është në shifrën e 23 finalizimeve kur ka akoma dhe 13 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *