Fenomeni Broja/ Golin e shënon Lawrence, por të gjithë e mendojnë për sulmuesin shqiptar

Chelsea U-19 ka luajtur ditën e sotme takimin kundër Valencias U-19 të përfunduar në shifrat 2-1 për spanjollët, të vlefshme për ekuivalenten e Champions Leaguae për të rinjtë. Titullar nga minuta e parë ka qenë edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja. Ky i fundit është një nga glashënuesit më të mirë të bluve të Londrës, të cilët e kanë thërritur lojtarin me të gjitha grupmoshat e tyre të mundshme.

Madje këtë fakt duket se e dinë mirë edhe aplikacionet që japin njoftime në kohë reale për ndeshjet e futbollit, pasi ia japin pikërisht futbollistit kuqezi meritën e golit të vetëm të Chelsea-t, megjithëse Broja nuk ishte pjesë e aksionit që solli edhe këtë gol. Megjithatë ky gabim është korrigjuar më vonë dhe goli i skuadrës angleze i ka shkuar pikërisht atij që e shënoi, lojtarrit Lawrance.

Ndërkohë, Armando Broja pati rastin e tij më të mirë në minutat e fundit të ndeshjes, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare për t’i dërguar shifrat në baraspeshë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *