Fenomenale, Majlinda Kelmendi kampione Europe

0

Nuk ka rivale: Majlinda Kelmendi mbetet numri 1 në botë në sportin e xhudos dhe e konfirmoi edhe sot.

Fituesja e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike që u mbajtën vitin e kaluar në Brazil, Kelmendi ka fituar të artën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Xhudistja nga Kosova arriti ta thyente në finale rivalen ruse Alesja Kuznecova në kategorinë e 52 kilogramëve.

Një tjetër sukses i madh për Kelmendin dhe trajnerin Driton Kuka, që vazhdojnë të na bëjnë krenarë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here