Fenerbahçe ngushton diferencën me një 11-metërsh

0

Kukësi bën “çmendurinë” në ndeshjen me Fenerbahçen, sepse ka arritur që të shënojë dy herë në pjesën e parë. Kampionët e vendit kanë ndëshkuar vendasit me anë të Bakajt dhe Idrizit. Fillimisht ishte Bakaj që falë meritës personale arriti që të shënonte një supergol nga jashtë zone. Vetëm pak minuta më pas ishte Bujar Idrizi, i cili realizoi dhe golin e dytë. Pas ekzekutimit të një goditje dënimi lojtarët e Fenerbahçes nuk larguan dhe Idrizi u tregua i saktë. Kukësi mund të kishte shënuar dhe golin e tretë me anë të Kalesë, i cili shmangu dhe portierin, por në momentin e fundit gaboi.

Shameti shkakton një 11-metërsh, i cili shndërrohet në gol nga vendasit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.