“Femrat që duan të lidhen me mua, të duan edhe qenin tim”! Kushti i Gledi Micit: Tirana meriton Superioren, Skënderbeu do rikthehet

Gledi Mici vazhdon karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut, ku mban veshur fanellën e klubit shqiptar të Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi zbulon në një prononcim për emisionin “Fan Zone” në “Supersport” se kuqezinjtë i kanë ofruar një rinovim ndërsa pret se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ndërkohë Mici ka folur edhe për Superioren, kampionat në të cilin ka luajtur për shumë vite, ndërsa tregon se titullin kampion emeriton padyshim Tirana. Gjithashtu nuk mund të linte pa përmendur edhe ish-skuadrën e tij, Skënderbeun, për të cilin thotë se do të rikthehet si më parë, duke parë stafin që ka. Në fund lojtari shqiptar e mbyll me një përgjigje të veçantë, ku bën me dije se vajza do të zgjedhë të ketë përkrahë duhet të dashurojë edhe qenin e tij, megjithëse shprehet se një gjë e tillë do të jetë e lehtë.

“Rregullat këtej në Maqedoni nuk janë aq të ashpra sa në Shqipëri, por po përpiqemi të qendrojmë në shtëpi. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen, më ofruan rinovimin te Shkëndija, por të presim se tani nuk flitet për futbollin. Superiorja? Shpresoj dhe e meriton Tirana ta fitojë me atë që ka treguar deri tani. Ndërkohë Skënderbeu do të ringrihet si dikur duke parë trajnerin që ka, por edhe presidentin. Nuk e meriton gjendjen e vështirë dhe do të kthehet. Kombëtarja? Është gjithmonë një ëndërr, unë do të jem gati nëse do të më thërrasin”, shprehet Mici.

Ndërkohë një prej pyetjeve lidhej me faktin se mbrojtësi shqiptar e shfaq gjithmonë veten në rrjetet sociale me qenin e tij. “Po femra që do të kesh ti, duhet të dashurojë edhe qenin tend?” Përgjigja e Micit ishte: “Po, duhet të dashurojë edhe qenin tim, por është e lehtë. Ai është i dashur dhe miqësor, nuk do të jetë ndonjë problem i madh”, tha duke qeshur Mici./Sport Ekpres/