Femrat kuqezi të pathyeshme, fitojnë miqësoren e radhës

Shqipëria e Femrave ka marrë një tjetër fitore sot, përballë Maqedonisë së Veriut, sfidë e zhvilluar në Ohër. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të futbollisteve kuqezi, falë golave të Bajraktarit në minutën e 8’ dhe Krasniqit në të 45-ën. Në 45 minutat e dyta, pati vend dhe për dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër. Golin e tretë për kombëtaren tonë kuqezi e shënoi Rrahmani, në minutën e 73’.

Kombëtaret e Femrave, miqësore

Maqedonia – Shqipëria   1-3
Roch 72’ / Bajraktari 8’, Krasniqi 45’, Rrahmani 73’

FORMACIONI – Shqipëria: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *