Felipe Melo, boks në Uruguai

0

Është një personazh mjaft interesant, sepse përveçse një futbollist që ka bërë goxha karrierë, Felipe Melo ka lënë gjurmë kudo edhe për sjelljen e tij, shpesh jashtë normave.

Mesfushori brazilian është i famshëm për lojën e ashpër dhe kartonët e kuq, por edhe për sherret në fushë e jashtë saj.

Tani te Palmeiras në Brazil, ish-futbollisti i kombëtares braziliane është bërë sërish protagonist negativ, këtë radhë në Uruguai.

Në ndeshjen Penjarol-Palmeiras 2-3, e vlefshme për Kupën Libertadores, Melo u përfshi në një sherr masiv dhe palosi një kundërshtar me një grusht të fuqishëm.

Më pas, ndjekje masive e lojtarëve të tjerë dhe Melo u shoqërua nga policia drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa në tribuna vazhdonte lufta mes tifozëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image