Felaini “si gratë e këqija”, bën faullin më të veçantë në histori!

Mbrëmjen e kaluar Mançesteri dhe Arsenali ndanë nga një pikë, pas barazimit spektakolar 2-2, teksa shënuan nga një herë për çdo pjesë. Sfida ishte mjaft e luftuar dhe kishte shumë rivalitet brenda saj.

Momenti që iu kemi servirur më poshtë është me të vërtetë i veçantë. Në minutën e 87-të Maruan Felaini, shkakton një faull ndaj mesfushorit të ri të Arsenal, Mateo Guenduzi. Një faull që ndoshta do të kujtohet gjatë, pasi belgu i Junajtid e tërheq nga flokët 19-vjeçarin për ta ndaluar.

Francezi i “topçinjve” njihet për flokët e tij karakteristike, që ndoshta i kujtojnë edhe veten Maruan Felainit. Tërheqja nga flokët ka bërë jehonë në të gjitha mediat, pasi është diçka me të vërtetë speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *