Fekir ishte pothuajse i Çelsit, zbulohet kush e bllokoi marrëveshjen!

Nebil Fekir ishte një nga objektivat e Çelsit gjatë merkatos së verës, por në fund ai qëndroi te Lioni. Sipas anglezes “The Sun”, drejtuesit ishin gati për të investuar për shërbimet e 25-vjeçarit francez, i cili u shpall Kampion Bote në Rusi, por diçka të tillë e frenoi Mauricio Sarri.

Fekir luan në rolin e organizatorit, por bën mirë dhe sulmuesin dhe sezonin e kaluar ishte një ndër më të mirët e Lionit. Pikërisht roli i tij në fushën e blertë ka frenuar trajnerin italian.

Shkaku? Sarri preferon Hazardin dhe Uillian, kështu që afrimi i francezit që ka shënuar 45 gola me Lionin, do të sillte probleme në formacionin e londinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *