Fejzullahu ndryshon kampionat, nis provën disaditore

Arbnor Fejzullahu u largua nga Partizani pak ditë më parë dhe tani është në kërkim të një aventure të re. E ardhmja e mbrojtësit duket larg Superiores, pasi prej pak ditësh ai është bashkuar me skuadrone Nojshatel Ksamaks. Bëhet fjalë për një skuadër që këtë edicion është kthyer në elitën e futbollit zviceran.

25-vjeçari për disa ditë do të ndiqet nga trajneri Dekastel dhe më pas dot vendoset nëse do t’i ofrohet një kontratë apo jo. Do të ishte një hap i madh në karrierë për Fejzullahun nëse do të nënshkruante në Zvicër. Mbrojtësi ka pak ditë që është bashkuar me skuadrën dhe ka qenë në fushë dhe në takimin miqësor ndaj Ulvërhemptonit.

Nëse Fejzullahu do të nënshkruajë te Ksamaks aty do të gjente dhe pesë shqiptarë nga Kosova, Arbenit Xhemajlin, Dilan Qelën, Samir Ramizin, Kemal Ademin dhe Liridon Mulajn. Do të ishte eksperienca e parë për Fejzullahin në një kampionat të huaj, pasi në të shkuarën është aktivizuar vetëm me Partizanin dhe Besën e Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *