Fejzullahi kthehet në “çështje”

0

Eraldo Harlicaj

Ende nuk ka krisma dhe nuk pritet të ketë, por nuk mund të bëhet “një sy qorr e një vesh shurdh”: trajneri Sulejman Starova nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë mbrojtësin Arbnor Fejzullahi në ndeshjen e  fundit Luftëtarit. Një situatë e tillë vazhdon që nga faza përgatitore kur lojtari nuk ka luajtur si titullar, por është preferuar Labinot Ibrahimi. Një lëvizje që për shumë nga tifozët e kuq nuk arrin të shpjegohet, por vendimet në fund i merr Starova, ashtu si edhe përgjegjësitë.

Diskutimi – Trajneri Starova ka pasur një diskutim me futbollistin Arbnor Fejzullahi për faktin se nuk luan. Një diskutim i tillë ka ndodhur që në fazën përgatitore në Turqi, kur lojtari dhe trajneri kanë folur mes tyre për faktin se pse Fejzullahi nuk po luan.

Arsyeja – Trajneri Starova i ka dhënë edhe arsyen se pse lojtari nuk po luan rregullisht dhe nuk preferohet në formacion. Ai i ka thënë se Fejzullahi nuk është në 100 për qind të formës së tij dhe nuk ka përgatitje fizike kushtëzuar edhe nga dëmtimit që ka pasur. Gjithsesi kjo nuk është një arsye që me shumë mundësi nuk ka bindur futbollistin që mendon se është i gatshëm për ta nisur nga fillimi takimin.

Forma – Fati i keq e ka ndjekur lojtarin këtë sezon. Duke nisur nga problemet që pati gjatë verës me klubin e kuq dhe gjyqin e hapur që nisi dhe me rikthimin në ekip nuk gjeti menjëherë paqe. Numri që mbante në shpinë iu hoq dhe më pas nuk u aktivizua rregullisht. Menjëherë sapo gjeti ritmin e stërvitjes, u dëmtua duke qëndruar rreth 2 muaj jashtë fushe. Tashmë, Fejzullahi është afruar me ekipin, por nuk po luan në formacion duke u kthyer në një “çështje” te të kuqtë.

Merkato – Futbollisti kishte një ofertë të mirë nga Lugano dhe e kishte të mbyllur marrëveshjen në muajin janar, por nuk u lejua që të largohej nga të kuqtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.