Fejenordi humbet derbin, tifozët shkatërrojnë qytetin

0

Humbje e thellë, brenda në Roterdam, ndaj Ekselsiorit modest, rival që kishte vite që nuk shihte ditë të bardhë në derbi.

E padurueshme, e pabesueshme, për Fejenordin që shpresonte ta festonte që dje titullin.

Duket se lojtarët ia kishin futur gjumit dhe e mendonin të kryer punën e titullit, ndërsa tifozët e kishin kaluar ditën duke pirë e festuar.

Pas ndeshjes tërbimi i tifozerisë së Fejenordit ishte i jashtëzakonshëm, me huliganët e Fejenordit që nisën trazirat në qytet dhe pati përleshje të ashpra me policinë.

Javën e ardhshme Fejenordi pret Heraklesin dhe me një fitore shpallet kampion. E imagjinoni të mos fitojë?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image