Fejenordi fiton Superkupën pas një “maratone” penalltish

Fejenordi ka fituar Superkupën e katërt në histori, pas një ndeshje që nuk mbaronte ndaj PSV-së, duke qenë se u goditën plot 16 penallti. PSV humbet kështu trofeun e parë të sezonit.

Ishte hera e parë në historinë e Superkupës së Holandës që finalja u mbyll pa gola, pra një 0-0. PSV dhe Fejenordi, fituesi i Kupës dhe ai i kampionatit, sigurisht nuk luajtën në mbrojtje, por shumë raste të shpërdoruara si nga një skuadër, ashtu edhe nga tjetra, teksa gjithçka shkoi te llotaria e 11-të metërshave.

Ndeshja u zhvillua në Philips Stadion (Eindhoven). Në pjesën e parë, PSV iu afrua dy herë golit me De Jong dhe Malen, teksa Sam Larson ishte i rrezikshëm për Fejnordin.

Sakaq, në 45 minutat e dyta, Luk de Jong shënoi por goli iu anulua. Tjetër shans i mirë për Larson, që nuk gjeti kuadratin e portës, ashtu si Amrabat, teksa portieri i Fejenordit bëri mrekulli ndaj Luk de Jong, fantastik në këtë përballje.

Në minutën e 85-të, Vilena pati shansin të mbyllte gjithçka, por në mënyrë të pabesueshme gaboi.

Pas 90 minutash, gjithçka shkoi te penalltitë, aty ku Hendriks dhe Larson gabuan nga pika e bardhë, por gafat vijuan edhe më tej, kur Ambrabat, Anxhelino dhe Rozario gabuan. Rasti për të mbyllur gjithçka në këmbët e Klasi, që shënoi dhe i dha Superkupën Fejenordit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *