Federimet, ja si ndryshon Tirana nga sezoni i kaluar 

0

 

Klubi bardheblu federon 28 lojtarët për sezonin e ri, 15 janë emra të rinj, rezultojnë 16 “firo”, ndërsa 8 janë nën 21-vjeç, Kahata mbetet jashtë

Andi TANKU

“Prezantohet” zyrtarisht, Tirana e sezonit të ri. Drejtuesit e klubit kanë dërguar dy ditë më parë në FSHF listën e plotë të 28 lojtarëve me të cilët bardheblutë do të konkurrojnë në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Sipas të gjitha kërkesave të Federatës Shqiptare të Futbollit, klubi kryeqytetas ka vendosur në listën e federimeve edhe 8 futbollistë nën moshën 21-vjeç. 6 prej tyre kanë qenë pjesë e akademisë, ndërsa Florian Kadriu i afruar këtë merkato dhe Argjend Malaj që ka qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e shkuar plotësojnë këtë limit moshe lojtarësh, të detyrueshëm vendosur nga FSHF-ja. Pas plot dy muajsh të lodhshëm, tratativash, afrimesh, largimesh, por edhe rinovimesh, drejtuesit e Tiranës mund të shijojnë tashmë komod krijimin e një ekipi që në fushën e lojës duhet të justifikojë investimin e presidencës së klubit. Janë plot 15 futbollistë të rinj të ardhur si përforcime, por edhe nga ata që janë afruar nga ekipi i të rinjve, të cilët së bashku me lojtarët e sezonit të shkuar do të mbajnë mbi shpatulla kërkesën për të sjellë në kryeqytet, titullin kampion, që te bardheblutë mungon prej 2009-ës. 16 emra “të fshirë” nga lista e federimeve krahasuar me një sezon më parë. Ndryshimet më të mëdha i kanë pësuar repartet e mbrojtjes dhe sulmit. Gentjan Muça dhe David Domgjoni janë dy lojtarët të cilët nuk kanë lëvizur nga ekipi që u prezantua kampionatin e kaluar, ndërsa në repartin e avancuar Elis Bakaj dhe Grent Halili janë dy emrat e vjetër të listës së federimeve të Tiranës. Shumë afrime në këtë merkato vere në radhët e bardhebluve, duke iu përgjigjur edhe “firove” të shumta, dy prej të cilëve, Francis Olaki dhe Medie Kagere të larguar që në janarin e 2015-ës. Ndryshime të cilat kanë sërish një qëllim: trofeun e Superligës.

KAHATA– Tirana ka lënë jashtë listës zyrtare të federimeve Francis Kahatën. Mesfushori kenian, i cili kishte edhe 2 vjet kontratë me klubin bardheblu ka mbetur jashtë planeve të bardhebluve. Ndërprerja e bashkëpunimit me Kahatën duket se ka ardhur për faktin se me afrimin e tij do të rritej numri i të huajve në ekip, ndërsa vetë futbollisti prej kohësh ishte në mëdyshje për t’u kthyer ose jo te Tirana.

Portierë

Stivi Frashëri

Edvan Bakaj

Marsel Çaka

Ditmar Shehri

Mbrojtës

David Domgjoni

Gentjan Muça

Dejan Karan

Dritan Smajli

Erjon Hoxhallari

Ronald Gërxhaliu

Martin Kavdanski

Marlind Nuri

Mesfushorë

Ervin Bulku

Erando Karabeci

Olsi Teqja

Gjergji Muzaka

Argjend Malaj

Gilman Lika

Dorian Kërçiku

Erjon Vucaj

Majkëll Peçi

Fjoralb Deliaj

Sulmues

Masato Fukui

Gilberto Fortunato

Elis Bakaj

Florian Kadriu

Grent Halili

Ergys Sorra

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.