Federer në histori, shkëlqen dhe arrin numrin e frikshëm të fitoreve

Roxher Federer është një nga tenistët më të mëdhenj të historisë. 37-vjeçari edhe pse nuk është “mbreti” i fushave i fushës me dhe, sot ka arritur të mundë francezin Monfils. Kjo fitore është jubilare për legjendën zvicerane. Ai arriti triumfin e 1200-të në karrierë. Federer është vetëm 74 fitore larg rekordit absolut, që mbahet nga Xhimi Konors me 1274 triumfe.

Zvicerani po bën një paraqitje shumë të mirë më turneun e Madridit. Megjithatë Zvicerani nuk e ka pasur aspak të lehtë ndaj Monfils, ku ka arritur të triumfojë pas plot dy orësh. Kështu Federer ka arritur të kalojë fazën e 1\8 në ATP.

Seti i parë është fituar pastër 6-0 nga tenisti zviceran. Në setin e dytë kundërshtari francez është zgjuar, duke fituar 4-6. Seti i tretë ka qenë një luftë e vërtetë, ku Federer arriti të fitonte 7-6 për të mbyllur gjithë takimin me rezultatin 2-1 me sete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *