Federer mbyll përgatitjet e Wimbledon me trofe, vendos rekord në Gjermani

Roxher Federer i ka përfunduar në mënyrë perfekte përgatitjet për turneun Grand Slam Wimbledon. Tenisti zviceran ka vendosur një rekord të ri duke fituar për herë të 10-të turneun gjerman “Halle Open”.

Fituesi i 20 turneve Grand Slam mundi në finale belgun David Godin 7–6 (7–2), 6–1 duke shtuar në kabinetin e tij trofeun numër 102 në karrierën brilante si tenist profesionist. 37-vjeçari u shpreh i emocionuar për fitimin për herë dhjetë të këtij trofeu: “Është e pabesueshme. Kur luajta për herë të parë këtu, kurrë nuk më kishte shkuar në mendje se do ta fitoja 10 herë këtë trofe“.

Më datë 1 korrik Federer do marrë pjesë në turneun e tij të preferuar Grand Slam, “Wimbledon”. Mosha e madhe ende s’po e ndalon 37-vjeçarin, i cili vazhdon të mbetet në majat e këtij sporti, duke mbajtur aktualisht vendin e tretë në renditjen e ATP-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *