Federer magjik, kthehet në finale

0

Dukej i mbaruar, por Roxher Federer po tregon se me klasin dhe eksperiencën që ka, mund të mposhtë këdo.

Sot ylli i tenisit botëror mposhti Stan Vavrinkan 3-2, duke u kualifikuar për në finalen e Australian Open.

Një ndeshje epike, me emocione pa fund, sepse Federer fitoi dy setet e para, ndërsa Vavrinka barazoi gjithçka, duke e çuar ndeshjen në setin final.

Aty Federer nuk gaboi më, duke triumfuar (7-5, 6-3, 1-6, 4-6, 6-3) dhe duke kapur finalen numër 28 në karrierë në turnetë e Grand Slam.

Tani Federer pret fituesin e çiftit Nadal-Dimitrov dhe romantikët ëndërrojnë finalen Federer-Nadal, që nuk luhet prej 6 vitesh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here